LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur Kim Kardashian pa skandalin e radhës të Tristan Thompson se kishte një fëmijë me trajneren e tij personale, Maralee Nichols

Momenti kur Kim Kardashian pa skandalin e radhës të Tristan Thompson se kishte një fëmijë me trajneren e tij personale, Maralee Nichols

Motrat e Khloe Kardashian kanë thënë disa fjalë për Tristan Thompson pas skandalit për një fëmijë me Maralee Nichols.

Basketbollisti e pranoi se ishte baba i një fëmije me trajneren personale pas një marrëdhënie intime që kishin bashkë gjatë vitit të kaluar.


Ai kërkoi falje në rrjete sociale, me Khloe që mësoi për tradhtinë e radhës së tij nëpërmjet një shkrimi të botuar në DailyMail, që fillimisht ishte zbuluar nga e motra, Kim Kardashian.

Gjatë episodit të fundit të “The Kardashians”, fansat panë reagimin e Kimit, Kourtney dhe Kylie ndaj këtij lajmi gjatë një telefonate që patën së bashku.

“Ai shkoi në shtëpi nga festa e ditëlindjes së 30-të, shkoi në Houston dhe më pas fjeti me këtë vajzë”, tha Kim.

Pas tradhtisë dhe skandaleve të mëdha, Khloe Kardashian për Tristan Thompson: E pranoj, nuk është për mua
Lexo po ashtu Pas tradhtisë dhe skandaleve të mëdha, Khloe Kardashian për Tristan Thompson: E pranoj, nuk është për mua

Ndërkohë që Kim po lexonte artikullin, Kourtney e përkufizoi situatën si ‘një tradhti që nuk ka fund’.

Khloe Kardashian (Foto: Hulu)

Themeluesja e “Skims” vazhdoi të lexonte deklaratën e Tristan dhe Kylie në ato momente shtoi: “A është Tristan njeriu më i keq në planet?”.

Maralee mirëpriti djalin me Thompson në dhjetor të vitit 2021, i cili është fëmija i tretë i basketbollistit.

Ai gjithashtu ndan një djalë Prince me ish-partneren e tij, Jordan Craig dhe vajzën True me Khloe Kardashian.

Kim Kardashian (Foto: Hulu)

Pavarësisht tradhtisë, Khloe këmbënguli se nuk kishte ‘asnjë dramë’ mes tyre dhe nuk donte që të ishte një person i urryer nga familja dhe miqtë.

“Njerëzit bëjnë gabime dhe ai është një person i mirë – ai nuk është një partner i mirë për mua – por dua që të gjithë të kenë ende një mundësi të drejtë për të qenë të lumtur dhe për të pasur një jetë të mirë”, kishte thënë më herët Kardashian.

Tristan Thomspon (Foto: Hulu)

“The Kardashians” publikohet çdo të enjte në Disney Plus. /Telegrafi/

Foto: Hulu

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Graciano

Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina
Kalo në kategori