LAJMI I FUNDIT:

Momenti më bizar i Eurovisionit u vu në skenë nga komikja Melanie Giedroyc, prezantuesi nuk mund ta mbante të qeshurën

Momenti më bizar i Eurovisionit u vu në skenë nga komikja Melanie Giedroyc, prezantuesi nuk mund ta mbante të qeshurën
(Foto: Screenshot/Twitter/BBC/YouTube)

Shikuesit e Eurovisionit u tronditën gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të finales së të shtunës, kur komikja dhe prezantuesja angleze, Melanie Giedroyc, u shfaq e veshur si një mjelëse polake pas prezantueses tjetër, Hannah Waddingham, e cila është njëherësh aktore.

Moderatorja me rroba karakteristike “bënte gjalpë” në sfondin e xhirimit të prezantueses, ndërsa për veshjen ishte frymëzuar nga përfaqësueset polake të Eurovision Song Contest nga viti 2014.


BBC e përfshiu këtë fragment në postimin në Twitter të momenteve më qesharake nga edicioni i sivjetshëm i festivalit.

Shikuesit e Eurovisionit nuk mund t’u besonin syve derisa kolegu e Melanie, Graham Norton, përkundër përpjekjeve nuk ia doli të përmbahej.

Ishte ylli i Eurovisionit, pakkush e njohu aktoren e “Game of Thrones”
Lexo po ashtu Ishte ylli i Eurovisionit, pakkush e njohu aktoren e “Game of Thrones”

Në xhirimin e shpërndarë në Twitter, dëgjohet Norton duke qeshur në prapavijë derisa Waddingham pyet publikun: “A do t’i kthehemi garës?”, ndërkohë që Graham shprehet: “Jo, dua ta shikoj Mel Giedroyc”.


“Momenti më i mirë nga Eurovisioni është Graham Norton që përpiqet të mos thotë asgjë të pistë kur në ekran u shfaq Mel Giedroyc”.

“Mirë, Mel Giedroyc si mjelëse me të vërtetë më bëri të qesh me zë të lartë! Asaj i pëlqeu shumë ajo që bënte!”.

“Diçka që nuk e dija kurrë se kisha nevojë në jetën time deri më sot, Mel Giedroyc e veshur si një shërbëtore polake që nxjerr gjalpin prapa Hannah Waddingham” – janë disa nga komentet në rrjetet sociale.


Po ashtu, përdoruesit e Twitterit i kanë sugjeruar BBC-së se duhet ta dyfishojë shumën që planifikonin t’ia paguanin asaj për këtë paraqitje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori