LAJMI I FUNDIT:

Momentet që e definuan vitin 2012

Momentet që e definuan vitin 2012

FIFA ka bërë publike 12 momentet të cilat e definuan vitin 2012, ndërsa në listë është përfshirë edhe thyerja e rekordit të Gerd Mueller nga Lionel Messi, për më shumë gola të shënuar brenda një viti kalendarik, edhe pse nuk e ka njohur zyrtarisht më 9 dhjetor kur edhe ndodhi momenti historik.

Arsyeja e mosregjistrimit zyrtar ishte për faktin se Federata Zambiane e Futbollit kërkoi që futbollistit të ndjerë, Godfrey Chitalu, t’i njiheshin 107 golat të shënuar në vitin 1972. Për këtë kërkesë, një zëdhënës i FIFA-s sqaroi se kjo organizatë i njeh vetëm golat e shënuar në turnetë e saj dhe jo në kampionatet vendore, që do të thotë se nuk e njeh as rekordin e Chitalu, as të Messit e as të Muellerit.


Megjithatë, në listën e momenteve më të rëndësishme të vitit që lamë pas, është përfshirë rekordi i argjentinasit. Po ashtu, është përmendur paraqitja e Spanjës në finalen e Euro 2012 kundër Italisë, ndërsa është anashkaluar rekordi i Real Madridit për numrin e pikëve të fituara në një sezon. Në listë është penaltia e bukur e Andrea Pirlos ndaj Anglisë, ndërsa mungon ajo e Sergio Ramosit ndaj Portugalisë.

Dymbëdhjetë momentet që e definuan vitin 2012, sipas FIFA-s:

  • – Fitimi i Kupës së Kombeve të Afrikës nga Zambia për herë të parë.
  • – Riaftësimi i mrekullueshëm i Fabrice Muambas pas infarktit që pësoi në fushë.
  • – Goli i Sergio Agueros kundër Queens Park Rangers që ia siguroi titullin Manchester Cityt.
  • – Përshëndetja madhështore e Didier Drogbas në finale të Ligës së Kampionëve në Munih.
  • – Fitimi i Kupës së Kombeve të Oqeanisë nga Tahiti.
  • – Rënia e Rangers nga Liga Premier e Skocisë në Divisionin e Tretë.
  • – Penaltia ‘panenka’ e Andrea Pirlos kundër Anglisë në Euro 2012.
  • – Triumfi i Spanjës në finale të Euro 2012 me rezultat 4-0 kundër Italisë.
  • – Fitorja e skuadrës së femrave të SHBA-ve kundër asaj të Kanadasë me rezultat 4-3 në vazhdime në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike.
  • – Katër golat e Zlatan Ibrahimivocit në miqësoren kundër Anglisë.
  • – Thyerja e rekordit të Gerd Muellerit nga Lionel Messi.
  • – Fitorja e Corinthians kundër Chelseat në finale të Kupës së Botës për Klube në Japoni.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori