Një nga projektet më të reja muzikore është “Ride or Die” e reperit gjilanas, Fero.

Pjesë e këtij projekti është edhe e dashura e tij, modelja shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Angli, Arbenita Ismajli.

Ky projekt i çiftit është xhiruar në një nga vendet më luksoze në Greqi, ndërsa Arbenita së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa nga momentet më të lumtura të dyshes gjatë kësaj kohe sa po qëndronin atje.

View this post on Instagram

Moments💫 #rideordie

A post shared by Arbenita (@arbenitalsmajli) on Jun 12, 2019 at 5:12am PDT

“Momente, ‘Ride or Die'”, ka shkruar Arbenita pranë fotografisë së publikuar në Instagram.

Fero lanson "Ride or Die", pjesë e klipit edhe dashura e tij Fero lanson "Ride or Die", pjesë e klipit edhe dashura e tij

Përndryshe, Fero është duke shijuar romancën me partneren e tij tash e disa muaj, ndërsa ata nuk po i ndahen njëri-tjetrit për asnjë moment.

Kënga e Feros për vetëm dy ditë në platformën YouTube ka grumbulluar mbi një milion klikime. /Telegrafi/