LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj, Kurtit: Inati ndaj PSD-së po t’bën t’i vardisesh Thaçit për pushtet

Molliqaj, Kurtit: Inati ndaj PSD-së po t’bën t’i vardisesh Thaçit për pushtet

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se inati personal i Kurtit ndaj PSD-së e ka bërë atë që t’i drejtohet Thaçit me respekt e autoritet, madje edhe duke iu vardisur atij për pushtet.

Molliqaj reagoi, pasi Kurti më herët përmes një shkrimi në Facebook, i bëri thirrje Thaçit që t’i thërrasë partitë politike për datën e zgjedhjeve pa pasur nevojë ta rilexojë nenin 95, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës:

Kurti jep tri arsye pse Thaçi duhet t’i thërrasë menjëherë partitë politike për datën e zgjedhjeve
Lexo po ashtu Kurti jep tri arsye pse Thaçi duhet t’i thërrasë menjëherë partitë politike për datën e zgjedhjeve

“Inati personal i Kurtit ndaj PSD-së e ka sjellur në pikën ku Thaçit i drejtohet me respekt dhe ia njeh autoritetin presidencial. Por bash karakteri i tillë inatçor do ta lë të vetmuar e për toke. Sado le t’i vardiset Thaçit për pushtet”, ka shkruar Molliqaj.

Molliqaj beson se PSD në këto zgjedhje do të jetë befasia e këtij procesi.

“Shumë mirë qe po afrohen zgjedhjet dhe do ta shohim aty fuqinë e secilit. PSD do të jetë befasia e këtij procesi  (e për parashikuesit e izoluar, dëshpërimi i jetës)”, ka shkruar Molliqaj. /Telegrafi/