LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: Po punojmë me G7 në përgjigje të vrasjes së gazetarit saudit

Mogherini: Po punojmë me G7 në përgjigje të vrasjes së gazetarit saudit

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, tha sot se Unioni po punon me një grup prej shtatë vendeve të industrializuara për të bashkërenduar reagimin ndaj vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

“Reagimi i Bashkimit Evropian tani do të varet nga hapat e ardhshëm që do të marrin autoritetet saudite”, tha Mogherini, raporton AP.

Në fjalimin drejtuar deputetëve, ajo tha se ministrat e jashtëm punojnë me kolegët e G7 për “hapa të mëtejshëm të përbashkët dhe njoftime për shtyp”, por nuk specifikuan se për çfarë hapash bëhet fjalë.
Mogherini gjithashtu u bëri thirrje sauditëve që të “japin të gjithë informacionin që kanë për rastin dhe të sigurojnë që autorët e krimit të sillen para drejtësisë”.

Deputetët i përshkruan shpjegimet saudite për vdekjen e Khashoggi si “një falsifikim”.

Khashoggi u zhduk më 2 tetor pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll për një dokument që i nevojitej për martesë dhe Arabia Saudite pranoi disa ditë më parë se ai u vra brenda në ndërtesë.

Burime të paidentifikuara të Sky News deklarojnë se trupi i tij është gjetur në kopshtin e konsullatës saudite në Stamboll, por ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Njëri nga burimet e mediumit britanik pohon se trupi i Khashoggi ishte “i copëtuar” dhe se fytyra e tij ishte “e shpërfytyruar”.

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori