LAJMI I FUNDIT:

Modric: Nuk duhet të përsërisim gabimet e ndeshjes së parë

Modric: Nuk duhet të përsërisim gabimet e ndeshjes së parë

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes ndaj Wolfsburgut, ka thënë se ai beson te rikthimi.

Kroati tha se ata duhet të luajnë si grup dhe nëse kjo ndodh atëherë kualifikimi do të ishte i mundur.


“Çelësi i rikthimit nga 2-0? Të luajmë së bashku është shumë e rëndësime. Pra të sulmojmë dhe të mbrohemi së bashku”.

“Duhet të qetë, nuk duhet të prisni që ne të zhbllokojmë rezultatin në pesë edhe dhjetë minutat e parë. Nuk duhet të përsërisim gabimet e ndeshjet së parë. Jam i bindur se nesër do të bëjmë një ndeshje të madhe”.

“Atmosfera në ekip është e mirë dhe besoj se nesër do ta rikthejmë rezultatin. Nesër duhet të luajmë futbollin tonë”.

“Casemiro për mua është shembull se si një lojtar duhet të punojë me përkushtim. Ai i ka sjell kualitet në ekip dhe po bën gjëra të mëdha”, ka thënë Modric. /Telegrafi/