LAJMI I FUNDIT:

Modric bën deklaratë befasuese rreth Liverpoolit, para ndeshjes në Ligën e Kampionëve

Modric bën deklaratë befasuese rreth Liverpoolit, para ndeshjes në Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka pranuar se është i befasuar nga forma e Liverpoolit këtë sezon.

Edhe pse skuadra e Jurgen Klopp ka fituar dy ndeshjet e fundit, ata kanë qenë një hije e vetes së tyre të mëparshme për pjesën më të madhe të këtij edicioni dhe aktualisht janë në vendin e tetë në Ligën Premier.


Liverpooli pret Realin të martën në ndeshjen e parë të së tetës së Ligës së Kampionëve dhe Modric është ende i kujdesshëm ndaj kërcënimit që The Reds mund të ofrojnë.

Lajmi i hidhur për Liverpoolin para takimit me Real Madridin
Lexo po ashtu Lajmi i hidhur për Liverpoolin para takimit me Real Madridin

“Jam vërtet i befasuar që Liverpool është aq larg nga vendi i parë në Ligën Premier, por ata gjithashtu mund të thonë të njëjtën gjë për ne për momentin në La Liga. Pra, nuk po them asgjë!”, ka deklaruar kroati.

“Duke parë skuadrën e Liverpoolit, ne e dimë se në çdo kohë ata mund të reagojnë dhe të fillojnë të kthehen në sezon. Shpresoj se nuk do të jetë në këto dy ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër nesh, por ne duhet të jemi gati”.

Po rikthehet Liga e Kampionëve, me të rikthehen edhe parashikimet se kush është favoriti për ta fituar garën më të madhe për klube në Evropë
Lexo po ashtu Po rikthehet Liga e Kampionëve, me të rikthehen edhe parashikimet se kush është favoriti për ta fituar garën më të madhe për klube në Evropë

“Pavarësisht sezoneve tona në ligë, një ndeshje Liverpool-Real është një nga shfaqjet më të mira që mund të ofrojë bota e futbollit. Është për keqardhje që shorti na ka bërë të luajmë kaq herët në kompeticion, sepse do të kishte qenë një finale e madhe e Ligës së Kampionëve”, ka shtuar më tej Modric

Modric pret që të dyja ndeshjet kundër Liverpoolit të jenë përballje të vështira, por deklaroi se e sheh Realin si favorit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori