LAJMI I FUNDIT:

Modelja Stephanie Dubois ndërroi jetë pas marrjes së vaksinës AstraZeneca

Modelja Stephanie Dubois ndërroi jetë pas marrjes së vaksinës AstraZeneca
(Foto: Instagram/sduboisartmodel)

Modelja britanike, Stephanie Dubois, ka vdekur disa ditë pasi e ka marrë vaksinën AstraZeneca në Qipro.

Pasi e kishte marrë vaksinën në qytetin Paphos, 39-vjeçarja kishte pasur “një episod serioz trombotik”.


Autoritetet shëndetësore të Qipros kanë thënë se ajo nuk kishte pasur probleme të tjera shëndetësore.

(Foto: Instagram/sduboisartmodel)

Lidhja e mundshme e vdekjes së Stephanie me marrjen e vaksinës akoma nuk është konfirmuar, ndërsa vdekja e saj do të hetohet nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) – ka bërë të ditur një zëdhënës i shërbimit shëndetësor qipriot.

Dubois e kishte marrë dozën e parë të vaksinës më 6 maj dhe lajmin e kishte shpërndarë në rrjetet sociale. Më 14 maj ishte dërguar në spital pasi kishte përjetuar dridhje trupore dhe kishte pasur probleme me frymëmarrjen – njofton Evening Standard.

(Foto: Instagram/sduboisartmodel)

Deri më 19 maj kishte rënë në koma. Sipas mediave lokale qipriotë, ajo kishte pasur gjakderdhje trunore dhe ka ndërruar jetë të shtunën pasdite.

Vetëm dy persona të tjerë në Qipro kanë zhvilluar koagulime të gjakut pas marrjes së kësaj vaksine. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori