LAJMI I FUNDIT:

Modelja Natacha Rodriguez vazhdon të thotë se ka pasur aferë me Ronaldon dhe paralajmëron Georginan

Modelja Natacha Rodriguez vazhdon të thotë se ka pasur aferë me Ronaldon dhe paralajmëron Georginan
Foto:

Modelja portugeze, Natacha Rodriguez, pohon se ka kaluar një natë me yllin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldon.

Rodriguez thotë se pas dy muajsh shkëmbimi të mesazheve, dyshja kanë kaluar natën së bashku, jo shumë kohë pasi Ronaldo ishte njoftuar me partneren e tij aktuale, Georgina Rodriguez, shkruan Marca.


“Ishte ora 1:00 e mëngjesit dhe unë i dërgova atij një fotografi të barkut tim me fjalët ‘puthje të madhe’ si një shaka”, deklaroi Rodriguez për The Sun.

Foto: Natacha Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo/Marca

“Kurrë nuk  e kisha menduar se ai do të ma kthente. Por, në 06:00 të mëngjesit ai më dërgoi mesazh dhe gjërat vazhduan nga këtu. Kur e shikoi tani, do të doja mos të kishin vazhduar”, tha tutje modelja.

Modelja pohon se ka kryer marrëdhënie me Ronaldon gjatë kohës sa e dashura e tij ishte shtatzënë
Lexo po ashtu Modelja pohon se ka kryer marrëdhënie me Ronaldon gjatë kohës sa e dashura e tij ishte shtatzënë

E gjitha filloi në vitin 2015 kur Ronaldo ishte akoma në lidhje me modelen Irina Shayk, “nuk po mund të besoja që isha në banesën e Cristiano Ronaldos”, tha tutje ajo.

Sipas Rodriguez, Ronaldo i dërgoi përsëri mesazhe pasi ata kishin fjetur së bashku në mars të vitit 2017.

“Më pëlqeu. Do të shihemi përsëri një ditë. Shumë sekret, të lutem. Puthje”, ishte mesazhi që Ronaldo i shkroi asaj.

Foto: Cristiano Ronalo/Instagram

Ronaldo pastaj vazhdoi të ndërpresë kontaktet, duke e bllokuar atë në të gjitha platformat dhe ajo beson se ai mund të bëjë të njëjtën gjë me partneren e tij aktuale.

“Cristiano më hodhi tutje mua dhe ai mund ta bëjë të njëjtën gjë me Georgina”, tha modelja.

Por, pavarësisht kësaj, Rodriguez thotë se i dëshiron më të mirën futbollistit dhe partneres së tij.

“Ata duken si një çift perfekt dhe pavarësisht të gjithave, Cristiano mund të ketë ndryshuar si person dhe partner. Familja e tij është rritur dhe ai po ashtu”, përfundoi Rodriguez. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 3 nis me një koreografi interesante nga ish-banorët në studio

Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 3 nis me një koreografi interesante nga ish-banorët në studio

Magazina
Kalo në kategori