Mo Salah shokon me klubin e ri, nis negociatat me gjigantin turk

Sulmuesi Mohamed Salah po eksploron një kalim te gjiganti turk Fenerbahce, teksa ylli i Liverpoolit synon ta vazhdojë karrierën në nivele të larta në Evropë.
Anësori 33-vjeçar raportohet se është i vendosur të shmangë “opsionin saudit” para Kupës së Botës 2026, duke i dhënë përparësi një projekti serioz në kontinent.
Sipas raportimeve, Salah dhe përfaqësuesit e tij kanë zhvilluar së fundmi takime me drejtuesit e Fenerbahces, ku kanë kërkuar një pagë vjetore prej 20 milionë eurosh.

Megjithatë, bisedimet thuhet se janë komplikuar për shkak të “atmosferës së zgjedhjeve” brenda klubit dhe turbulencave të brendshme pas humbjes 3-0 në derbin ndaj Galatasarayt.
Pavarësisht se është në moshën 33-vjeçare, Salah vazhdon të jetë vendimtar në Ligën Premier: Këtë sezon ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 6 asistime në 25 paraqitje në kampionat.
Ai u la jashtë përkohësisht nga një dëmtim i lehtë në kofshë, por pritet të rikthehet dhe të luajë sërish për Liverpoolin këtë sezon./Telegrafi/





















































