Kieran Trippier befason të gjithë me skuadrën e re, transferohet në Championship


Kieran Trippier ka surprizuar botën e futbollit me vendimin e tij më të ri. Mbrojtësi anglez ka vendosur të vazhdojë karrierën në Championship, duke nënshkruar zyrtarisht me Wolverhampton Wanderers.
35-vjeçari i është bashkuar Wolves si lojtar i lirë, pasi i dha fund aventurës katërvjeçare e gjysmë te Newcastle United. Ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin, i cili synon rikthimin e menjëhershëm në Ligën Premier.
Trajneri i Wolves, Rob Edwards, e vlerësoi lart afrimin e veteranit anglez, duke theksuar se përvoja, cilësia dhe lidershipi i tij do të jenë thelbësore në objektivin e klubit për t'u rikthyer në elitën e futbollit anglez.
Trippier largohet nga Newcastle pas 160 paraqitjeve me fanellën e "Magpies", ku shënoi katër gola dhe u bë një nga figurat kryesore të rilindjes së klubit nën drejtimin e Eddie Howe. Ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Ligës në sezonin 2024/25, duke i dhënë fund pritjes së gjatë të klubit për një trofe madhor.
New signing x new shirt 😮💨 pic.twitter.com/iYMMiZCaca
— Wolves (@Wolves) June 8, 2026
Karriera e tij ka qenë e mbushur me suksese. Përveç eksperiencës në Ligën Premier, Trippier fitoi titullin kampion në Spanjë me Atletico Madridin në vitin 2021 dhe regjistroi 54 paraqitje me Kombëtaren e Anglisë, ku mbetet i paharrueshëm për golin spektakolar nga goditja e dënimit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018 ndaj Kroacisë.
Edhe pse shumëkush priste që ai të vazhdonte në elitën e futbollit evropian, Trippier ka zgjedhur një sfidë të re me Wolves, duke u bërë përforcimi i parë i madh i klubit për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/





































