LAJMI I FUNDIT:

Mjeku i QKMF-së në Istog tregon se si u gjet pa shenja jete foshnja katër muajshe

Mjeku i QKMF-së në Istog tregon se si u gjet pa shenja jete foshnja katër muajshe

Shefi i repartit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, Tahir Kaliqani, ka dhënë detaje shtesë, rreth gjetjes pa shenja jete të një foshnjeje katër muajshe në fshatin Serbobran.

Ai u shpreh se ky rast ndodhi mëngjesin e hershëm të së hënës që e lamë pas, rreth orës 05:30 minuta.

”Pas vizitës që i ka bërë mjeku kujdestar është konstatuar se foshnja ka qenë pa shenja jete. Sipas raportit që shkruan dr.Bilalli, nuk vërehen shenja të dhunës, përpos hipotermi, një rënie të temperaturës, që do të thotë se, ka pasur mundësi që foshnja të kishte vdekur dy-tre orë më herët, ose më shumë”, tha Kaliqani, për Klan Kosova.


Vdes foshnja katër muajshe në Istog
Lexo po ashtu Vdes foshnja katër muajshe në Istog

”Edhe nga përvoja ime, që kam marrë pjesë në shumë të tilla ekzaminime, në vdekje të dyshimta, e jona si punëtorë shëndetësorë, është të bëjmë përcaktimin e diagnozës. Në momentin që ne përcaktojmë se është pa shenja jete, e nëse shohim shenja të dhunës apo diçka tjetër, është çështje e policisë apo e prokurorisë të ndërhyjnë me rastin”, tha ai.

Ai u shpreh se në rastet kur ka shenja dhune, stafi shëndetësorë assesi nuk mund të imponojnë, a të vazhdojnë më tutje.

”Policia ka ardh në QKMF, dhe me përcjelljen e policisë mjeku kujdestar ka shkuar në vendin e ngjarjes, kurrsesi vetëm. Nën prezencën e policisë është bërë ekzaminimi dhe vizita mjekësore për rastin në fjalë”, tha Kaliqani.

https://www.youtube.com/watch?v=PLw-JQA4XhA&t=117s

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori