LAJMI I FUNDIT:

Mizrahi: Ka dyshime se edhe sot dikush po fiton para në shpinë të të sëmurëve me kancer

Mizrahi: Ka dyshime se edhe sot dikush po fiton para në shpinë të të sëmurëve me kancer

Për shkak të dyshimeve të bazuara për fitimin e parave nga shpina e pacientëve dhe trajtim joadekuat të pacientëve me kancer, kryetarja e Komisionit Hetimor në Kuvend për skandalin e Onkologjisë, Rashela Mizrahi, njoftoi se sot pasi të dëgjojnë dëshmitarët e fundit, ata do të kërkojnë vazhdimin e kompetencave dhe punës së komisionit.

Ajo tha se në rastin e Onkologjisë ka gjetje të reja nga të cilat, sipas saj, janë të qarta tri gjëra, gjegjësisht se Fondi ka urdhëruar dhe përgatitur një raport që lë dyshime se edhe sot të sëmurët marrin trajtim joadekuat, se edhe sot barnat paguhen në miliona euro përkundër sasive të ruajtura dhe se ilaçet u jepen pacientëve në qese dhe faturohen sikur të ishin aplikuar nga Klinika.


“Kjo njohuri e re për zhvillimet e Onkologjisë imponon nevojën për të shqyrtuar të gjitha informacionet e reja dhe për të zgjatur afatin e punës së komisionit dhe për të zgjeruar hapësirën e periudhës së cilës i referohet duke përfshirë periudhën aktuale nga prilli 2023, për të cilën i referohet raporti i FSSH-së. E vërteta për mafian e kancerit duhet të dihet. Për ‘mishin e egër’ do të ketë përgjegjësi me emër dhe mbiemër. Gjatë ditës së sotme kemi thirrur dëshmitarë Oliver Spasovski, Ljubomir Jovevski, Nikola Vasev dhe Stevo Krstevski, ish-drejtor i FSSH-së, ndërsa më tej kërkesa do t’i dorëzohet plenumit për zgjerimin e kompetencave dhe punës së Komisionit Hetimor”, tha deputetja Mizrahi.

Ajo raportoi se sot është dita e fundit për dëgjimin e dëshmitarëve dhe ekspertëve për skandalin e Onkologjisë. Deri më tani janë dëgjuar 49 dëshmitarë dhe ekspertë, ndërsa dhjetë nuk janë paraqitur edhe pse ishin të ftuar në rregull.

Prokuroria Publike dje tha se akuzat për Onkologjinë të cilat i ka paraqitur dje OBRM-PDUKM, përfshirë dhënien e barnave në qese, janë të gabuara dhe mund të shqetësojnë opinionin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori