LAJMI I FUNDIT:

Mitrovicë, ndalohen drekat dhe darkat zyrtare

Mitrovicë, ndalohen drekat dhe darkat zyrtare

Gjatë të hënës në Komunën e Mitrovicës nën udhëheqjen e Agim Bahtirit është mbajtur mbledhja e Bordit të Drejtorëve, ndërsa iu ndaluan të gjitha drejtorive komunale shpenzimet për dreka dhe darka zyrtare, me qëllim të kursimit të mjeteve buxhetore.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Komuna e Mitrovicës.


“Fillimisht në këtë mbledhje është diskutuar lidhur me Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Mitrovicës për vitin 2019, ku zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu, njoftoi ekzekutivin lidhur me të arriturat dhe të gjeturat nga ky raport. Me këtë rast ekzekutivi i komunës u dakorduan që në mbledhjen e radhës së bordit, të jepen sqarimet e duhura nga të gjeturat, për përpilimin e planit të veprimit për implementimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Ndërsa, gjatë këtij takimi kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka marrë vendim që t’ua ndalojë të gjitha drejtorive komunale shpenzimet për dreka dhe darka zyrtare, me qëllim të kursimit të mjeteve buxhetore, në mënyrë që këto mjete të dedikohen në të mirë të qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu gjatë mbledhjes u diskutua edhe për menaxhimin e hapësirave publike në Mitrovicë, me ç’ rast u kërkua nga Drejtoria e Inspeksionit të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme, për largimin e shitësve të cilët operojnë pa leje paraprake nga organet kompetente, nëpër hapësirat e qytetit, konkretisht në sheshe, duke penguar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, shpalosi gjendjen aktuale me virusin COVID-19 në Mitrovicë, ku potencoi se deri më tani janë gjithsej 72 raste aktive pozitive me këtë virus, dhe 28 të shëruar, si dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale këtyre rasteve u kanë dalë në ndihmë përmes pakove ushqimore dhe atyre mjekësore.

Po ashtu Bordi diskutoi edhe një sërë temash që ndërlidhen me mirëqenien e qytetarëve, ku pati edhe propozime të ndryshme që kanë të bëjnë me rregullimin më të mirë të funksionimit në secilën drejtori dhe rritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori