LAJMI I FUNDIT:

Mitrovica së shpejti me qendër për persona me aftësi të kufizuara

Mitrovica së shpejti me qendër për persona me aftësi të kufizuara

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur sot në një takim kryetaren e OJQ- Shoqata “Së bashku” me seli në Zvicër, Marianne Zutt, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, me ç’rast kanë nënshkruar kontratën për dhënien në shfrytëzim të pronës së komunës për krijimin e një qendre për personat me aftësi të kufizuara.

Përmes kësaj kontrate OJQ Shoqata “Së bashku” do të bëj renovimin e objektit të dhënë në shfrytëzim nga Komuna e Mitrovicës, duke e bërë atë funksional dhe hapësira në fjalë të ofrojë shërbime për personat me aftësi të kufizuara.


Me këtë rast nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka falënderuar të pranishmit për iniciativën e ndërmarrë duke thënë se komuna është e gatshme tu ndihmoj dhe të bashkëpunoj me ta çdo herë në të mirë të qytetarëve tanë.

Po ashtu nënkryetari Mujka, theksoi se me renovimin e kësaj qendre do të ketë qasje shumë më të lehtë dhe humane për këtë kategori dhe se me renovimin e këtij objekti po kompletohet edhe më tepër infrastruktura e nevojshme në shërbim të qytetarëve në mirëqenie të tyre.

“Shpresoj se me renovimin e kësaj shtëpie do të kemi qasje shumë më të mira dhe shumë më humane ndaj këtyre personave, të cilëve iu duhet ndihma institucionale. Unë edhe njëherë ju falënderoj për gatishmërinë dhe përkushtimin për të realizuar këtë marrëveshje, dhe tani e tutje mbetet implementimi i projektit në bazë të marrëveshjes së nënshkruar”, tha ndër tjerash nënkryetari Mujka.

Edhe kryetarja e OJQ Shoqata “Së bashku” me seli në Zvicër, Marianne Zutt, falënderoi nënkryetarin Mujka, për mbështetjen e komunës për dhënien në shfrytëzim të pronës për rregullimin e një qendre që do tu shërbej personave me aftësi të kufizuar .

Ky objekt do të filloj të rinovohet nga muaji tetori i këtij viti ndërsa përurimi i tij do të bëhet në fillim të muajit shkurt 2020./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori