Misioni i OSBE-së në Kosovë ka nisur sot edicionin e pestë të Programit ‘Media Fellowship’, iniciativë kjo vjetore që synon të zhvillojë kapacitetet e gazetarëve të rinj dhe të krijojë rrjet kolegësh gazetarë nga komunitete të ndryshme.
Tetë gazetarë nga e gjithë Kosova do të vizitojnë organizatat lokale të gazetarëve, transmetuesit publikë, këshillat e mediave të shkruara, si dhe mediat hulumtuese në Prishtinë dhe Beograd. Ata do të mësojnë nga afër për standardet e raportimit profesional, standardet e gazetarisë, raportimin cilësor, edukimin medial dhe informativ, si dhe respektimin e kodeve të etikës.
“Programi ‘Media Fellowship’ i Misionit të OSBE-së mbledh gazetarë të rinj nga komunitete të ndryshme, duke u dhënë atyre mundësi për t’u lidhur me gazetarë dhe ekspertë të njohur, si dhe duke i ndihmuar të zhvillohen në një ambient medial dinamik,” tha Ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, transmeton Telegrafi.
“Në rrugëtim e tyre drejt ngritjes profesionale, këta gazetarë të rinj do të formësojnë diskursin e ardhshëm publik dhe shpresoj se do të mbrojnë lirinë e shtypit dhe qasjen në informata të besueshme,” shtoi ai.
Nisur në vitin 2017, me një ndërprerje dyvjeçare gjatë pandemisë, ‘Media Fellowship’ kultivon talentin e gazetarëve vendor, duke promovuar barazinë gjinore. Ai vazhdon të shërbejë si mundësi për të forcuar marrëdhëniet mes gazetarëve nga komunitete të ndryshme, si dhe njohuritë e tyre për mënyrën se si funksionon media në rajon.
Deri më tani, 38 gazetarë nga komunitete të ndryshme në Kosovë kanë marrë pjesë në program dhe i janë bashkuar të diplomuarve nga programi ‘Media Fellowship’.
Gazetarët e përzgjedhur për programin e këtij viti janë: Donjeta Zeqiraj, Telegrafi.com; Shkodrane Dakaj, BIRN; Unitet Berisha, T7; Vlera Shabani, Kallxo.com; Zoran Saviq, KOSSEV; Dushica Stankoviq, Radio Kontakt Plus; Urosh Nikoliq, RTV Mir; si dhe Armand Hoti, ATV.
“Doja të isha pjesë e Programit ‘Media Fellowship’, sepse mendoj se bashkëpunimi me gazetarë të tjerë në këtë program mund të jetë i dobishëm në shumë mënyra. Mund të shkëmbehen ide, të merren vlerësime për punën si dhe të fitohen njohuri nga këndvështrime të ndryshme. Këto ndërveprime mund të nxisin kreativitetin, të frymëzojnë këndvështrime të reja në storiet tona, si dhe të na ndihmojnë të përsosim aftësitë tona të shkrimit,” tha Shkodrane Dakaj nga BIRN.
“Pritjet e mia nga kjo vizitë vlerësuese në media në Prishtinë dhe Beograd janë që do të kem mundësinë të shoh dhe të vërej se si funksionojnë mediat e mëdha. Ajo që më gëzon veçanërisht është se do të kem mundësinë të ndjek ndoshta program drejtpërdrejt në ndonjë televizion me frekuenca kombëtare. Si gazetare, besoj se kjo përvojë do të ketë shumë domethënie për mua në punën dhe avancimin tim në të ardhmen, sepse do të kem mundësinë të bisedoj me kolegë që kanë shumë vite, madje edhe dekada punë prapa tyre,” tha Dushica Stankoviq, gazetare në Kontakt Plus Radio.
“Të qenit pjesë e këtij programi do të më ndihmojë shumë në punën time të ardhshme. E di që do të takoj njerëz me të cilët do të bashkëpunoj në të ardhmen. E vlerësoj edhe faktin që do të takoj edhe kolegë me të cilët do të ndajmë ide të ndryshme për punën tonë, por edhe përvojat tona,” tha Unitet Berisha nga T7.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni ndihmon në mbrojtjen e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes, si dhe mbështet zhvillimin e mediave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

SHBA i kërkoi Serbisë tërheq trupat nga kufiri me Kosovën, Osmani: Të përkushtuar për të punuar ngushtë me SHBA-në dhe NATO-n

Sveçla: Do të kërkojmë ekstradimin e Radoiçiqit dhe jo vetëm

Prej 10 vite deri në burg të përjetshëm për krimet ndaj mjedisit jetësor në Maqedoni

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Sulmi i terroristëve serbë në veri, Blinken paralajmëroi masa ndaj Serbisë

Pamje nga vila e Milan Radoiçiqit në veri, Sveçla: Po dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë 'luftëtar lirie' por për një Pablo Escobar të rajonit

Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Për Asociacionin, sytë te Amerika

Rama tha se edhe presidentja Osmani kërkoi që KFOR-i të marr kontrollin në veri, e demantojnë nga Presidenca

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët