LAJMI I FUNDIT:

BE: Miratimi i masave ndaj Kosovës nuk ishte i lehtë – jemi në kontakt me KFOR-in për çështjen e policëve

BE: Miratimi i masave ndaj Kosovës nuk ishte i lehtë – jemi në kontakt me KFOR-in për çështjen e policëve

Bashkimi Evropian ka deklaruar se është duke e përcjellë për së afërmi çështjen e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media, ka thënë se BE-ja është në kontakt me të dyja vendet dhe KFOR-in për të kuptuar se çfarë saktësisht ka ndodhur.


“Jemi duke e përcjellë për së afërmi dhe është një çështje urgjente. Ne jemi në kontakt me të dyja palët dhe KFOR-in për të kuptuar saktësisht se çfarë ndodhi dhe si ndodhi”, tha Stano.

Ai shtoi se kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të përmbahen nga veprimet që mund të shkaktojnë rritje të tensioneve.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga ndonjë veprim apo reagim që do të kontribuonte në rritje të tensioneve, të cilat aktualisht janë të larta dhe kërkojmë që urgjentisht të dyja palët të angazhohen për de-eskalim të situatës”, tha Stano.

Ai sqaroi sërish se BE-ja nuk është duke i vendosur sanksione Kosovës, por masa të cilat janë të përkohshme dhe se të njëjtat do të hiqen kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërmerr hapat që kërkohen nga ai për të ulur tensionet.

Stano: Nuk ka sanksione ndaj Kosovës, por nëse situata nuk shtensionohet mund të ketë pasoja
Lexo po ashtu Stano: Nuk ka sanksione ndaj Kosovës, por nëse situata nuk shtensionohet mund të ketë pasoja

Stano tha se masat përfshijnë pasoja politike e financiare, duke filluar me suspendimin e vizitave të larta, kontakteve, e ngjarjeve.

Ai ka thënë se disa nga këto masa nuk kanë qenë të lehta për BE-në që t’i miratojë, por janë ndërmarrë pasi, sipas tij “është parë se nuk ka hapa për shtensionim të situatës”.

“Pra fjala është për instrumente që ne përdorim për të dëshmuar se BE është serioze kur thotë se pret shtensionim të situatës dhe reagim kur një gjë e tillë nuk ndodhë“, ka thënë Stano.

Stano ka thënë se nuk është në dijeni për ndonjë takim “sekret“ në Bruksel për të cilin ka folur të mërkurën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësi i BE-së ka shtuar se zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit mbetet obligim.

“Ka një lidhje të qartë mes zbatimit të aneksit dhe rrugëtimit evropian. Nëse deklaratat e palëve se a e pranojnë apo jo marrëveshjen do të pasohen me veprime kjo do të reflektohet në procesin e integrimit të tyre integrimeve në BE. Nëse nuk jemi në gjendje të dalim nga ky rreth i tensioneve, atëherë pasojat do të jenë për të dyja palët“, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori