Ministrja e Shëndetësisë e Britanisë së Madhe diagnostikohet me coronavirus

Ministrja e Shëndetësisë e Britanisë së Madhe, Nadine Dorries thotë se, pas testeve të kryera, është konfirmuar pozitive me coronavirus.
Ajo tha në një deklaratë se sapo u informua ajo mori të gjitha masat e këshilluara dhe është izoluar në shtëpi, përcjell Telegrafi.
"Autoritetet e Shëndetit Publik kanë filluar gjurmimin e detajuar të kontaktit dhe departamenti dhe zyra ime parlamentare po ndjekin nga afër këshillat e tyre".
Ajo gjithashtu ka falënderuar autoritetet shëndetësore për ofrimin e këshillave dhe mbështetjes. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































