LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Kulturës dhe UNDP u mundësojnë 400 të rinjve të mbajnë praktikën në punë

Ministria e Kulturës dhe UNDP u mundësojnë 400 të rinjve të mbajnë praktikën në punë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) zyrtarizuan një marrëveshje për të zgjeruar Programin e Praktikës në Punë për të ofruar mundësi të rinjve dhe të rejave të diplomuar, të regjistruar si të papunë në Shërbimin Publik për Punësim në Kosovë.

Sipas njoftimit, ata do të zhvillojnë një punë praktike për zhvillimin e aftësive të tyre në vendin e punës.


“Kjo mbështetje vjen si reagim në ndikimin e COVID 19 në kushtet socio-ekonomike të të rinjve. Programi zbatohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) – Agjencia e Kosovës për Punësim në bashkëpunim me UNDP-në”, thuhet në njoftim.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Maria Suokko nënshkruan këtë marrëveshje në një ngjarje të mbajtur sot.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ministrja Dumoshi theksoi “Me këtë marrëveshje, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpreh përkushtimin e saj në kontributin e drejtpërdrejt për qytetarët e Kosovës, sidomos nadaj të rinjëve të cilët përfaqësojnë gjysmën e popullates dhe një potencial skajshmërisht të pashfrytëzuar”.

“Ne në UNDP jemi shumë të lumtur që kemi mundësinë të punojmë me institucionet e Kosovës në këtë skemë që do të siguroj mundësi të reja për të rinjtë të përfitojnë një përvojë të vlefshme pune dhe të zhvillohen në aspektin profesional. Ndikimet e pandemisë tek të rinjtë, sidomos tek gratë dhe ata që gjenden në situatë të cenueshme, kanë qenë sistematike, të thella dhe joproporcionale”, u shpreh ajo.

Qëllimi i Programit të Praktikës është të sigurojë punëkërkuesit e papunë, të cilët kanë diplomuar nga institucionet arsimore të mesme dhe të larta profesionale brenda një periudhe 24-mujore, me mundësinë për të ndjekur një praktikë 6-mujore në ndërmarrjet e sektorit privat ose institucionet publike, për të mbështetur zhvillimin e aftësive të tyre në vendin e punës, drejt krijimit të mundësive për punësim të qëndrueshëm në Kosovë.

Kjo iniciativë është pjesë e paketës qeveritare për rimëkëmbjen nga COVID 19. Programi përqendrohet në identifikimin e ndërmarrjeve/institucioneve që kanë potencial të ofrojnë mundësi punësimi afatgjatë. Programi i Praktikës do të angazhojë ekspertizën e projektit dhe të Agjencisë së Punësimit për të përshtatë secilën pozitë të praktikës me punëkërkuesit e duhur, në përputhje me nevojat dhe kriteret e përcaktuara nga kompanitë/institucionet.

“400 të rinj të diplomuar të papunë në Kosovë do të përfitojnë nga aftësitë praktike, duke përmirësuar jetesën e tyre dhe integrimin në tregun e punës. Personat e kualifikuar për të aplikuar për skemën e praktikës duhet të kenë diplomë universitare ose të shkollës së mesme profesionale brenda periudhës 24-mujore, të jenë punëkërkues që nuk kanë përvojë të mëparshme pune dhe të jenë nën moshën 30 vjeç. Përparësi do t’u ipet të papunëve afatgjatë (më shumë se 12 muaj), grave, të mbijetuarve të dhunës në bazë gjinore, përfituesve të ndihmës sociale, personave të vetëm, me një ose më shumë anëtarë vartës (prindër të vetëm), personave nga zonat rurale, personave me aftësi të kufizuara dhe personave nga grupet e pakicave etnike”, vijon njoftimi./ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori