LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë do të shqyrtojë vërjetjet për Ligjin për Prokurorinë Publike

Ministria e Drejtësisë do të shqyrtojë vërjetjet për Ligjin për Prokurorinë Publike

Vërejtjet e ekspertëve në diskutimin publik për ligjin e Prokurorisë publike do të shqyrtohen nga Ministria e Drejtësisë nga e cila thonë se nuk do të lejojnë bllokimin e sjelljes së ligjit. Ministrja Renata Deskoska, duke zbardhur qëndrimin e dikasterit të saj rreth vërejtjeve dhe sugjerimeve të dy ditëve të fundit potencoi se asnjë prej tyre nuk kishte propozuar që opozita të zgjedhë kryeprokurorin.

“Dëgjuam një propozim i cili vlen të shqyrtohet për transparencë ose publikim të procedurës për zgjedhjen e prokurorit të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ai propozim do të merret parasysh”, pohoi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.


Për Deskoskës, është inkurajues fakti që një nga sugjerimet e sferës së juristëve ishte që nuk është patjetër në ligj të potencohet se çfarë do të ndodhë me lëndët e Prokurorisë Speciale.

“Një nga vërejtjet që bën opozita është se nuk duan të lejojnë që procedurat të vazhdojnë. Nëse nuk ka dispozitë të theksuar se vazhdojnë, atëherë ato do të vazhdojnë sipas Ligjit për procedurë penale, por nuk ka hapësirë për vendosjen e dispozitës se procedurat do të ndërpriten”, pohoi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë .

Deskoska shpreson në një takim tjetër pune me përbërje më të zgjeruar parlamentare për shqyrtimin e epilogut që doli nga diskutimi publik. Ndërkohë u zhvillua dita e dytë e diskutimit në Kuvend, ku profesorë dhe juristë dhanë vlerësimet e tyre për propozim/ligjin e Prokurorisë publike. Shumë nga vërejtjet theksonin mungesën e garancës që jep ligji për të mos pasur ndikime politike në procedurat e zgjedhjes dhe në punën e prokurorëve. Po ashtu, ekspertët kërkonin edhe balancim të të drejtave nga njëra anë dhe përgjegjësisë së prokurorëve, për punën e tyre.

“Korniza e propozuar ligjore rreth procedurës dhe kritereve për zgjedhjen e kryeprokurorit publik dhe prokurorit për krim të organizuar dhe korrupsion nuk japin mjaftueshëm garancë për punë të pavarur, paanshëm dhe të pandikuar nga politike të kryeprokurorit dhe të prokurorëve që punojnë në rastet e korrupsionit të lartë”, tha Aleksandër Klimovski, ekspert.

“Si mundet që një prokuror i prokurorisë themelore të veprojë kur bëhet fjalë për kompetenca të prokurorisë për krim të organizuar. Duhet të gjendet ndonjë zgjidhje e cila do të jetë me fundament juridik”, tha Nikolla Pançevski, profesor.

Diskutimi publik u zhvillua me kërkesë të opozitares VMRO-DPMNE. Edhe në ditën e dytë të tij nuk munguan përfaqësuesit e lartë të institucioneve të sistemit të drejtësisë, mes të cilëve, edhe kryeprokurori Joveski./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori