LAJMI I FUNDIT:

Ministri Krasniqi ftesë kryeministres serbe për takim: Të gatshëm të diskutojmë për krijimin e Këshillit nacional të serbëve

Ministri Krasniqi ftesë kryeministres serbe për takim: Të gatshëm të diskutojmë për krijimin e Këshillit nacional të serbëve

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi e ka ftuar publikisht kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq për takim për të diskutuar versionin që ka Serbia për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, si Këshillat Kombëtare si model edhe për pakicat edhe në Kosovë, në veçanti për pakicën serbe.

Krasniqi në një postim në Facebok shkruan se javë më parë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillat Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi.


“Nisur nga kjo deklaratë e kam ftuar Kryeministren Brnabiq në takim për të diskutuar për një model të tillë për pakicat në Kosovë dhe në veçanti për pakicën serbe… Ftesa mbetet publike dhe ne mbesim të hapur për diskutim”, shkruan ministri Kransiqi.

Në letër, ministri Krasniqi jep detaje të takimit të kryeministrit Albin Kurti me deputetët të Kuvendit të Serbisë, i cili takim ishte realizuar në fillim të shkurtit, e të cilët deputetë kishin shprehur pakënaqësi me statusin e tyre në Serbi.

“Më datë 4 shkurt 2023 kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim tre deputetë të Kuvendit të Serbisë, përfaqësues politikë të komunitetit boshnjak e shqiptar, ku u diskutua rreth të drejtave të komuniteteve joshumicë.

Përgjatë takimit, deputetët, theksuan se janë të pakënaqur me statusin e boshnjakëve dhe shqiptarëve në përgjithësi dhe në veçanti në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit në Luginë dhe kërkuan reciprocitet të të drejtave me pakicën serbe në Republikën e Kosovës”, thuhet në letër.

Në letër më tej theksohet se Republika e Kosovës është shtet demokratik i cili garanton të drejtat dhe liritë për të gjithë qytetarët e saj, andaj komunitetet e ndryshme pa dallim trajtohen në kuadër të principeve universale e në harmoni të plotë me standardet e Bashkimit Evropian.

“Komuniteti serb në Republikën e Kosovës përbën 4 për qind  të popullsisë totale, dhe pavarësisht kësaj janë 10 komuna me shumicë serbe, të cilave u është destinuar mesatarisht 62 për qind më shumë buxhet sesa 28 komunave të tjera përgjatë 14 vjetëve të fundit (2008-2022).

Nga 120 ulëse të Kuvendit të Kosovës 10 janë të rezervuara për komunitetin pakicë serb si dhe Komisionet Parlamentare për komunitete dhe për të drejtat e njeriut udhëhiqen nga përfaqësues të komuniteteve joshumicë. Gjithashtu komunitete joshumicë kanë të drejtën e vetos për çdo ndryshim kushtetues por edhe të legjislacioni vital që prek të drejtën dhe interesin e komunitetit.

Kabineti aktual qeveritar ka 18 anëtarë, 4 prej të cilëve janë nga komuniteti joshumicë”, shkruhet më tej.

Po ashtu bëhet e ditur se njëra nga 3 zëvendëskryeministrat e Republikës së Kosovës është po ashtu nga komuniteti joshumicë si dhe në zyrën e kryeministrit është zyra për Çështje të komuniteteve që kontribuon dhe promovon të drejtat e komuniteteve duke siguruar zbatimin e kornizës ligjore dhe përmbushjen e nevojave të komuniteteve”.

“Në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës është Këshilli Konsultativ për komunitete.

10 për qind të të punësuarve në administratën publike vijnë nga komunitetet joshumicë dhe në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes janë destinuar kuota të caktuara, me ç ‘rast komuniteti jo pakicë serb është i privilegjuar në raport me komunitetet e tjera jo shumicë”.

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal përmes letrës e njofton kryeministren serbe se komuniteti pakicë serb në nivel lokal, përveç të drejtave ka edhe kompetenca të fuqishme, madje në disa fusha ka kompetenca të njëjta sa qeveria qendrore.

“Nuk ka asnjë kompetencë që mund të marrë pushteti lokal nga qeveria qendrore që nuk e kanë komunat me shumicë serbe. Në 10 vitet e fundit, në kuadër të komunave në veri, komandanti i Policisë ka qenë nga radhët e komunitetit serb, i emëruar nga kryetari i Komunës.

Në besojmë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës por edhe praktikat tona ofrojnë kushtet më të avancuara në Rajon dhe në Evropë për respektimin e të drejtave të komuniteteve pakicë. Gjithsesi, nisur nga deklarata juaj se Republika e Serbisë nëpërmjet Këshillit Kombëtar të Pakicave garanton më shumë vëmendje të drejtave të komuniteteve pakicave dhe në kuadër të reciprocitetit të të drejtave të pakicave respektive.

Dëshiroj t’ju bëjë me dije se jeni e mirëpritur në takim për të diskutuar lidhur me zbatimin e modelit të Këshillit Kombëtar të Pakicave, në çdo kohë që ju do mundeni.

Mbase një model i tillë për të cilin ju krenoheni do të mund të përdorej te ne për të drejtat e pakicave kombëtare, përkatësisht të komunitetit joshumicë.

Duke ju falënderuar për bashkëpunim mbetem në pritje të përgjigjes tuaj”, shkruhet në letrën publike të ministrit të MAPL-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori