Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, ka bërë deklarata të forta lidhur me politikën e vendbanimeve në Bregun Perëndimor, duke u bërë thirrje qytetarëve izraelitë të zhvendosen atje për të jetuar.

“I them popullit të Izraelit: ejani të jetoni në Bregun Perëndimor. Ka shumë arsye për të jetuar në Bregun Perëndimor”, deklaroi ai.


Sipas tij, nxitja për vendbanime të reja synon të rrisë numrin e kolonëve izraelitë në këtë territor.

Smotrich shprehu gjithashtu shpresën se kjo politikë do të ndihmojë në sjelljen e “një milion kolonëve” në Bregun Perëndimor dhe, siç u shpreh ai, “të shuhet ideja e një shteti palestinez”.

Deklaratat e tij pritet të nxisin reagime të forta ndërkombëtare, pasi çështja e vendbanimeve izraelite në territoret e pushtuara konsiderohet një nga temat më të ndjeshme dhe më të diskutueshme në konfliktin izraelito-palestinez.

Ndryshe, shumë shtete të botës tashmë kanë njohur krijimin e shtetit palestinez. /Telegrafi/