LAJMI I FUNDIT:

Ministri Gashi dha shpërblimet shtetërore për Erza Muminoviqin dhe Drion Kukën

Ministri Gashi dha shpërblimet shtetërore për Erza Muminoviqin dhe Drion Kukën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka ndarë sot shpërblimet shtetërore të Republikës së Kosovës për xhudisten Erza Muminoviq dhe trajnerin e xhudos Driton Kuka, për Medaljen e Artë të fituar në Xhudo në Kampionatin Evropian U18 të Xhudos në Sarajevë.

Bazuar në Rregulloren për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultatet Kulminante në Garat Ndërkombëtare, Erza Muminoviq ka marrë shpërblim prej 5 mijë eurove, ndërkaq Driton Kuka 2 mijë e 500 euro.

Ministri Gashi uroi xhudisten Muminoviq për suksesin e arritur në Kampionat.

“Ne do të vazhdojmë të ju përkrahim ashtu si deri më sot. Këto shpërblime që po i merrni janë meritë e juaja, e punës tuaj të suksesshme”, tha ndër të tjera ministri Kujtim Gashi. Ai po ashtu tha “presim edhe rezultate tjera, si nga Erza ashtu edhe nga sportistët tjerë”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, shprehu falënderim edhe për trajnerin Driton Kuka për punën e tij të palodhshme dhe të frytshme si trajner.

Në anën tjetër, xhudistja Erza Muminoviq dhe trajneri Driton Kuka falënderuan ministrin Gashi për shpërblimet e dhëna.

Ata theksuan se Erza Muminoviq është e vetmja xhudiste e kualifikuar që të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të cilat do të mbahen në Argjentinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori