LAJMI I FUNDIT:

Milot Rashica drejt Italisë, Napoli ofron 30 milionë euro

Milot Rashica drejt Italisë, Napoli ofron 30 milionë euro

Milot Rashica po i kalon javët e fundit si futbollist i Werder Bremenit.

Ylli nga Kosova pritet të largohet në fund të sezonit, pasi ofertat për të nuk mungojnë, por edhe se Werder Bremen nuk është duke kaluar momente të mira dhe rrezikon rënien.

Shumë skuadra nga Anglia dhe Gjermania janë vënë pas Milotit, por ai mund të përfundojë në kampionatin italian Serie A.

Mediat e afërta me Napolin kanë raportuar se gjiganti italian tanimë ka bërë një ofertë zyrtare te Werder Bremeni për yllin e Kosovës.

Milot Rashica vs Bayer Leverkusen (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Raportohet se Napoli ka ofruar 30 milionë euro te Werderi për Rashicën, ofertë që ka kënaqur klubin gjerman duke marrë parasysh krizën financiare që po kalojnë.

Megjithatë Werder ka kërkuar kohë para se ta pranojë atë, pasi po shpreson në një ofertë më të lartë nga klubet angleze për Milotin.

Napoli e ka ndjekur që tri vite 23-vjeçarin dhe sipas iamnaples.it tani është momenti më i mirë për transferimin e tij.

Skuadra më e interesuar ka qenë RB Leipzig, por klubi gjerman nuk ka ofruar më shumë se 20 milionë euro për reprezentuesin kosovar.

Gjithsesi Napoli tani është skuadra me ofertën më të lartë dhe bëhet favoriti kryesor për transferimin e Rashicës.

Nëse realizohet ky transferim, atëherë Rashica në Napoli do të gjente edhe bashkëkombësit e tij Elseid Hysajn dhe Amir Rrahmanin që do t’i bashkohet napolitanëve nga muaji korrik. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori