LAJMI I FUNDIT:

Miliona euro në vit dhe kontratë tri vjeçare, Ancelotti merr ofertë nga Kina

Miliona euro në vit dhe kontratë tri vjeçare, Ancelotti merr ofertë nga Kina

Carlo Ancelotti duket se nuk do të mbetet gjatë i lirë dhe pa stërvitur ndonjë klub.

Trajneri italian u shkarkua nga Bayern Munich të enjten pas humbjes 3-0 në kuadër të Ligës së Kampionëve nga Paris Saint Germain.


Por duket se ‘Don Carlito’, nuk do të mbetet edhe për shumë kohë i lirë pasi tanimë ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Kina.

Të gjithë e tradhtuan, vetëm tre lojtarë përshëndetën Ancelottin (Foto)
Lexo po ashtu Të gjithë e tradhtuan, vetëm tre lojtarë përshëndetën Ancelottin (Foto)

Është gjiganti kinez, Guangzhou Evergrande që i ka ofruar kontratë tri vjeçare dhe pagë të rëndësishme italianit.

15 milionë euro paga vjetore do të jetë për Ancelottin nëse italiani pranon t’i bashkohet futbollit kinez.

Ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Ancelotti nëse do të pranoj të zëvendësojë Luis Felipe Scolarin kontrata e të cilit skadon më 30 nëntor.

Ancelotti ende nuk është deklaruar se ku dot ë vazhdoj karrierën si trajner

Ka qenë vetë trajneri brazilian që i ka bërë thirrje Ancelottit të vijë dhe të marrë drejtimin e Guangzhou Evergrandes.

“Nëse Ancelottit do t’i ofrohet mundësia të vijë tek Guangzhou atëherë e këshilloj ta pranoj ofertën”.

“Evergrande është një klub i madhe dhe ku mund të punoj çdo trajner i botës. Kontrata ime përfundon me 30 nëntor dhe do ta respektoj atë për tu larguar pas kësaj periudhe”, ka deklaruar Scolari.

Interesim për Ancelottin kanë shprehur edhe dy skuadrat e mëdha evropiane Arsenal dhe Milan. /Telegrafi/