LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi Lim e dëshiron Mourinhon për trajner të Valencias

Miliarderi Lim e dëshiron Mourinhon për trajner të Valencias
Jose Mourinho (Foto by Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Valencia, skuadra që fitoi Kupën e Mbretit sezonin e kaluar kundër Barcelona në Sevilla, po kalon një krizë të vështirë menaxhimi.

Pronari singaporian i klubit spanjoll, Peter Lim papritmas i dha edhe më shumë fuqi vetvetes duke i marrë disa kompetenca drejtorit sportiv, Matt Alemany. Ai njoftoi largimin me sekretarin e klubit, Pablo Longoria.


Reagimi zinxhir pritet të vazhdohet me trajnerin, Marcelino, i cili në dy sezonet e fundit arriti që t’ia sigurojë një vend klubit në Ligën e Kampionëve.

Zëvendësimi tashmë është gati për të – “Speciale One”, Jose Mourinho po pret të merr drejtimin e spanjollëve.

Singaporiiani është një mik i i mirë i menaxherit të Jorge Mendes, i cili është edhe agjent i trajnerit portugez që ka mbetur pa punë pas shkarkimit nga Manchester United.

Me ardhjen e Mourinhos, Lim do të qetësonte tifozët që po kërkojnë largimin e tij pas shkarkimit të fundit në klub.

Bisedimet te kampioni i gjashtëfisht i Spanjës do të vazhdojnë edhe sot. Më 17 gusht, Valencia do të nis sezonin e ri në La La Liga kundër Real Sociedad në Mestalla. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori