LAJMI I FUNDIT:

Miley Cyrus konfirmon martesën me Liam Hemsworth

Miley Cyrus konfirmon martesën me Liam Hemsworth
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Miley Cyrus e ka konfirmuar se është martuar me Liam Hemsworth në një ceremoni të fshehtë gjatë festave të fundvitit.

Këngëtarja dhe aktorja 26-vjeçare i ka shpërndarë disa fotografi të saja me aktorin 28-vjeçar, teksa çifti shfaqet shumë i lumtur.


View this post on Instagram

12.23.18

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on Dec 26, 2018 at 12:48pm PST

Në njërën prej fotografive, shihen të porsamartuarit duke u përqafuar menjëherë pasi i kanë dhënë premtimet.

Lajmet për Miley Cyrus
Lexo po ashtu Lajmet për Miley Cyrus

Miley dhe Liam njoftuan për fejesën e tyre në vitin 2012, mirëpo u ndanë vetëm pas një viti.

View this post on Instagram

This is probably our one – millionth kiss ….

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on Dec 26, 2018 at 12:44pm PST

Ata u ribashkuan në vitin 2016 kur Cyrus shkoi në Australi për ta kaluar natën e Vitit të Ri me familjen e Hemsworth.

Në postimet e 26-vjeçares në Instagram, ajo ka treguar se martesa ka ndodhur ditën e diel (23 dhjetor 2018).

View this post on Instagram

10 years later …..

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on Dec 26, 2018 at 12:49pm PST

Autorja e hitit “Wrecking Ball” e ka mbajtur të fshehtë martesën deri më sot (e mërkurë) përkundër spekulimeve në media se ajo dhe Liam ishin martuar. Porse tashmë e ka konfirmuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Magazina
Monika Lubonja refuzon të komentojë Eglën në Big Brother:  Nuk kam dëshirë të flas për të

Monika Lubonja refuzon të komentojë Eglën në Big Brother: Nuk kam dëshirë të flas për të

Magazina

"Mendoj që ua kemi borxh", Afrona dhe Blero me dy episode për ndarjen e tyre - zbulohet se kur do të publikohen

Magazina
Kalo në kategori