LAJMI I FUNDIT:

Milani transferon Ramseyn si transferim të lirë?

Milani transferon Ramseyn si transferim të lirë?

Thashethemet vazhdojnë se Milani po kërkon të nënshkruajë me mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramsey, si transferim i lirë në verë.

Rossonerët janë afër përfundimit të marrëveshjes me lojtarin Lucas Paqueta të Flamengos, i cili pritet të bashkohet në janar për shifrën e 35 milionë eurove.


Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, drejtuesit e klubit nga San Siro nuk do të ndalen me vetëm këtë transferim.

Paqueta ende nuk është lojtar i Milanit, thotë drejtori i Flamengos
Lexo po ashtu Paqueta ende nuk është lojtar i Milanit, thotë drejtori i Flamengos

Kjo pasi sipas tyre ata kanë kontakte të vazhdueshme me mesfushorin Ramsey.

Reprezentuesi i Uellsit mbetet jashtë kontratës më 30 qershor të vitit 2019 dhe kjo e ka bërë një emër shumë të kërkuar në treg.

Me kontratën në vitin e fundit të skadimit, ai do të jetë i lirë të negociojë me klubet e huaja nga muaji janar ose të nënshkruaj para-kontratë.

Juventusi mendon të nënshkruajë para-kontratë me Ramsey
Lexo po ashtu Juventusi mendon të nënshkruajë para-kontratë me Ramsey

Drejtori i ri i Milanit, Ivan Gazidis, mund të zhbllokojë marrëveshjen për shkak të së kaluarës së tij të Arsenalit dhe mendohet se ka pasur tashmë kontratë me agjentin e Ramsey.

Për Ramseyn interesim ka shprehur edhe Juventusi, Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Chelsea. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Ligue 1
Kalo në kategori