eksperti-banner

Granit Xhaka është shumë pranë largimit nga Arsenali.

Mesfushori shqiptar nuk është më i lumtur në Emirates Stadium, shkaku i incidentit me tifozët në barazimin 2-2 ndaj Crystal Palaces.


Kështu, sipas asaj që raporton Daily Mail, 27-vjeçari është duke u kërkuar nga disa skuadra, por që në garë së fundmi është futur edhe Milani.

xhaka 3

Rossonerët shpresojnë që ta transferojnë Xhakën në afatin kalimtar të dimrit, por që duhet paguar një shumë rreth 30 milionë euro.

Mesfushori është dëshira kryesore e Stefano Piolit, derisa thuhet se kanë filluar bisedimet me The Gunners.

Skuadra italiane mund të hasë në vështirësi në transferimin e reprezentuesit të Zvicrës, pasi atë e duan edhe ish-skuadra e tij Borussia Monchengladbach e Hertha Berlin. /Telegrafi/

telegrafi sport app