LAJMI I FUNDIT:

Milani, Roma dhe Juventusi e mbyllin sezonin e fitore

Milani, Roma dhe Juventusi e mbyllin sezonin e fitore

Juventusi ka fituar 1-0 në udhëtim te Udinese në xhiron e fundit të Serie A.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër rasteve të shumta që patën dy skuadrat.


Në 45 minutat e dytë, Zonja e Vjetër ishte më kërkuese dhe ia doli të shënonte golin e fitores.

Ishte minuta e 68-të e ndeshjes, kur Federico Chiesa pranoi një asistim nga Manuele Locatelli, për 1-0.


Fitore në këtë rreth mori edhe Milani, që në shtëpi mposhti Veronan me rezultat 3-1.

Olivier Giroud e hapi llogarinë e golave për Rossoneët, kur shënoi në minutën e 45+1-të nga penalltia.

Mirëpo, Verona i barazoi shifrat në 1-1, me golin e Davide Faraonit që shënoi në minutën e 72-të.

Për të rikthyer epërsinë e Milanit u përkujdes Rafael Leao, që shënoi në minutën e  82-të.

Rossonerët nuk u ndalën me kaq dhe shënoi edhe të tretin, sërish përmes sulmuesit portugez (90+2’).


Fitore në këtë javë mori edhe Roma, që ia doli me shumë mund ta mposhte Spezian, me rezultat 2-1.

Ishte minuta e gjashtë e takimit kur Nikolaou pranoi një asistim nga Bourabia për rezultatin 1-0.

Por, shifrat në 1-1 i barazoi Nicola Zalewski, që u asistua prej Stephan El-Shaarawyn.

Pjesa e dytë ishte disi më e tensionuar, ndërsa pati edhe një karton të kuq.

Ishte minuta e 88-të e takimit, kur Dimitrios Nikolaou pranoi edhe një karton të verdhë, për të lënë ekipin e tij me dhjetë lojtarë në fushë.

Me këtë rast, Roma përfitoi një penallti, të cilën në gol e konvertoi Paulo Dybala për 2-1.

Milani e mbylli këtë edicion në vendin e katërt me 70 pikë, shtatë më shumë se Roma dhe tetë më shumë se Juventusi, me Giallorossët që luajnë në Ligën e Evropës, ndërsa Zonja e Vjetër në atë të Konferencës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori