Me një gol të German Denis, Rossonerët pësuan para tifozëve të vet duke ngelur pas atyre që konkurrojnë për pozitat që çojnë në Ligën e Kampionëve.

Për më shumë, kjo ishte ndeshja e katërt radhazi që kuqezinjtë nuk fitojnë në Serie A.


“Stili i futbollit që kemi bërë më herët gjatë sezonit nuk po shihet më në fushë dhe skuadra po e ndjen tensionin”.

“Duhet të kthehemi dhe të bëjmë atë që bëmë para festave. Ndoshta humbja nga Sassuolo në fillim të 2015 e dëmtoi vetëbesimin tonë”.

“Ndoshta nuk do të mund ta bëjmë futbollin më të mirë në këto rrethana, por duhet të përpiqemi të bëjmë më shumë se kaq”, ka deklaruar Inzaghi për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

telegrafi sport app