LAJMI I FUNDIT:

Milani nuk këndellet as ndaj Lecces, barazon në ndeshjen që ishte duke e humbur

Milani nuk këndellet as ndaj Lecces, barazon në ndeshjen që ishte duke e humbur

Lecce dhe Milan kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 18-të Serie A.

Vendasit e nisën fuqishëm ndeshjen, duke shënuar që në rastin e parë dhe këtë me ndihmën e kuqezinjve.


Ishte Theo Hernandez që në minutën e 3-të dërgoi një top në portën e tij për rezultatin 1-0.

Të dy skuadrat kishin nga një rast para se të vinte golin i dytë, ku rrezikuan Federico di Francesco dhe Tommaso Pobega.

Në minutën e 23-të erdhi edhe goli i dytë ku Morten Hjulmand harkoi në zonë për të gjetur Federico Baschirotto që shënoi me kokë për ta dërguar rezultatin në 2-0.

Milani tentoi të shënojë në pjesën e  parë, por gjuajtjet e Alexis Saelemaekers dhe Olivier Giroud nuk ishin të sakta.

Por kuqezinjtë u kthyen në lojë në minutën e 58-të, me Rafael Leaon që shënoi për 2-1 me një goditje nga brenda zonës.

Trysnia e Milanit vazhdoi dhe kjo pati sukses, pasi që Davide Calabria shënoi pas asistimi të Olivier Giroud në minutën e 71-të.

Goli u rishikua në VAR dhe u vendos që ishte i rregullt.

Deri në fund edhe pse dy skuadrat kishin raste, ndeshja u mbyll në barazim 2-2, ku Milani mbetet i dyti në  renditje me 38 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori