Milani me stadium të ri

“Rossonerët” për një kohë të gjatë janë lidhur me një shpërngulje nga San Siro, me Interin që mbetet administrues i stadiumit të vjetër.
“Puna në stadiumin e ri po vazhdon dhe modeli plastik është gati”, ka thënë Berlusconi. “Jemi duke pritur për përgjigje në gjashtë muajt e parë të vitit 2015. Ideja është që stadiumi të kompletohet deri në vitin 2020. Kjo është ëndrra ime për fansat rosonerë”.
“Tani jemi duke analizuar zonën e cila duhet të jetë funksionale për një klub si i yni. Madje edhe babai im është entuziast për këtë projekt”.
Milano ka zhvilluar ndeshjet në San Siro që nga viti 1926, teksa stadiumi u ngrit nga Interi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































