LAJMI I FUNDIT:

Milani ka gati ofertën për James Rodriguez

Milani ka gati ofertën për James Rodriguez

Milani është duke insistuar në transferimin e James Rodriguez nga Evertoni.

Rossonerët tashmë kanë realizuar disa marrëveshje, mirëpo kolumbiani është shënjestrat e tyre më e re, ndoshta edhe e fundit për këtë afat.


Sipas asaj që raporton Mail Sport, Rafa Benitez i ka bërë të ditur James Rodriguezit se nuk është në planet e tij për edicionin e ri.

Andaj, Rossonerët duke shikuar nga situata aktuale e krijuar te Evrrtoni, shpresojnë t’i marrin shërbimet e lojtarit.

Klubi nga Serie A shpreson se një ofertë rreth 20-25 milionë euro mund t’i ofrojë ata me Jamesi, që po ashtu e kërkon largimin.

Madje, kolumbiani ka deklaruar se atij i pëlqen të luajë në Serie A, pasi është liga e vëmë ku nuk ka luajtur. /Telegrafi/