LAJMI I FUNDIT:

Milani identifikon Verteout si alternativë të Renato Sanches

Milani identifikon Verteout si alternativë të Renato Sanches

Milani ka identifikuar mesfushorin e Romës, Jordan Veretout si alternativën e tyre kryesore nëse dështojnë transferimin e Renato Sanches të Lille.

Portugezi Sanches është objektivi kryesor i Milanit për të zëvendësuar Franck Kessie, i cili pritet të largohet nga San Siro në fund të kontratës së tij në verë.


Milani bëri një ofertë të vonuar për të nënshkruar me Sanches në afatin kalimtar të dimrit, por nuk kishte kohë të mjaftueshme për të negociuar me Lille.

Milani do të provojë në verë transferimin e dyshes Sanches - Botman
Lexo po ashtu Milani do të provojë në verë transferimin e dyshes Sanches - Botman

Sanches duket i etur për t’u bashkuar me kuqezinjtë, por mbetet për t’u parë nëse gjigantët e Serie A do të përmbushin kërkesat e tij për pagë gjatë verës.

Sipas La Gazzetta dello Sport, ish-ylli i Bayern Munichut nuk është objektivi i vetëm i Milanit.

Rossonerët janë gjithashtu të interesuar për Veretout të Romës, i cili ka rënë poshtë hierarkisë së zgjedhjeve nën drejtimin e Jose Mourinhos këtë sezon.

Çmimi i kërkuar i Romës për francezin është 20 milionë euro, por çmimi i lojtarit mund të ulet më tej gjatë muajve të ardhshëm, veçanërisht nëse ish-lojtari i Fiorentinës nuk do të luajë vazhdimisht.

Tottenham gjithashtu ishte lidhur me 28-vjeçarin në janar, por Spurs përfundimisht transferoi Rodrigo Bentancur nga Juventus. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori