LAJMI I FUNDIT:

Milani humb me përmbysje nga Sassuolo

Milani humb me përmbysje nga Sassuolo
(Foto: Twitter/AC Milan)

Milani ka pësuar humbje prej 2-1 nga Sassuolo në San Siro, edhe pse ishte skuadra që krijoi avantazhin në fraksionin e parë.

Hakan Calhanoglu ishte i pari që shënoi pas gjysmë ore lojë dhe me epërsi minimale, skuadrat shkuan në pushim.


Në fraksionin e dytë, ekipi mysafir e përmbysin rezultatin duke i shënuar dy gola, ndërsa autori ishte i njëjtë.

(Foto: Twitter/AC Milan)

Giacomo Raspadori e barazoi rezultatin në minutën e 76-të, kurse në të 83-tën e kaloi ekipin e tij në epërsi.

Kjo humbje e lë Milanin nëntë pikë prapa Interit dhe Nerazzurrët me fitore eventuale ndaj Spezias do t’i afrohen më shumë titullit.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Sassuolo numëron 49 pikë, nëntë më pak se Lazio që ndodhet në zonën evropiane. /Telegrafi/