LAJMI I FUNDIT:

Milani e shkarkon Montellan, Gattuso trajner i ri

Milani e shkarkon Montellan, Gattuso trajner i ri
during the UEFA Europa League group D match between AC Milan and Austria Wien at Stadio Giuseppe Meazza on November 23, 2017 in Milan, Italy.

Milani e ka shkarkuar Vincenzo Montellan nga posti i trajnerit dhe e ka zëvendësuar atë me Gennaro Gattuson.

Posti i Montellas ka qenë vazhdimisht i kërcënuar si pasojë e rezultateve të dobëta të skuadrës, ndërsa pas barazimit ndaj Torinos, klubi e ka liruar nga detyra.


(Foto: Getty Images)

“Milani bën të ditur se e ka shkarkuar Vincenzo Montellan nga posti i trajnerit të ekipit të parë”.

“Posti i trajnerit i është besuar Gennaro Gattusos, i cili e braktis postin e trajnerit të Primaveras dhe ia urojmë dëshirat më të mira”, thuhet në një njoftim të klubit të postuar në Twitter.

Ish-mesfushori i Rossonerëve ishte kthyer në klub gjatë verës për të marrë drejtimin e të rinjve.

(Foto: Getty Images)

Tash ai do të jetë trajner i ekipit të parë në pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa më vonë pritet të merret vendim për kohëzgjatjen e detyrës së tij.

Montella u angazhua si trajner i Milanit në vitin 2016, pasi paraprakisht i kishte drejtuar skuadrat, si Roma, Catania, Fiorentina dhe Sampdoria.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, edhe pse i transferoi 11 lojtarë të rinj, 43-vjeçari i humbi gjashtë nga 14 ndeshjet e para në Serie A, duke e lënë skuadrën 11 pikë prapa vendeve të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/