LAJMI I FUNDIT:

Milani e gjen në Ligue 1 zëvendësuesin e Rafael Leaos

Milani e gjen në Ligue 1 zëvendësuesin e Rafael Leaos

E ardhmja e Rafael Leaos vazhdon të mbetet e paqartë nëse do të mbetet te Milani apo do të largohet në verë.

Sulmuesi portugez ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2024, por që ende nuk ka pranuar rinovimin.

Në rast se ai nuk rinovon deri në verë, Rossonerët do ta nxjerrin në shitje dhe qysh tani kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Por duket se në listën e kampionit në fuqi të Italisë është një futbollist që pritet ta zëvendësojë Leaon.

Rafael Leao mund të jetë i disponueshëm për një marrëveshje me çmim të ulët, Real Madridi ‘fërkon duart’
Lexo po ashtu Rafael Leao mund të jetë i disponueshëm për një marrëveshje me çmim të ulët, Real Madridi ‘fërkon duart’

Drejtori sportiv i Milanit, Ricky Massara e ka përcjellë në disa ndeshje talentin francez Elye Wahi i cili ka shpërthyer këtë edicion në Ligue 1 me fanellën e Montpellier.

20-vjeçari në 24 ndeshje zyrtare ka shkëlqyer duke realizuar 12 gola e duke asistuar në dy të tjerë.

Kontrata e tij me klubin francez skadon në verën e vitit 2025 dhe sipas Le10Sport, Montepellier do të ishin të kënaqur ta linin të lirë yllin e ri me 25 milionë euro.

Por për të arritur deri te Wahi, Rossonerët duhet ta mposhtin konkurrencën e skuadrave tjera të mëdha si Tottenham Hotspur, Arsenal dhe Borussia Dortmund që gjithashtu duan transferimin e reprezentuesit të Francës U21. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori