LAJMI I FUNDIT:

Milani dominon, por fiton minimalisht ndaj Monzas

Milani dominon, por fiton minimalisht ndaj Monzas

Milani ka triumfuar 1-0 ndaj Monzas në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

Pas 31 minutash lojë, Rossonerët kaluan në epërsi me anë të Junior Messias.


Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë.

Në 45 minutat e dytë, Theo Hernandez (57′) lëshoi një mundësi të artë, pasi goditja e tij nga afër përfundoi jashtë.

Francezi u rrëzua në zonë në minutën e 66-të, por gjyqtari bëri me shenjë se loja duhej të vazhdonte.

Dy minuta më vonë, Rafael Leao lëshoi një goditje të fortë, por portieri kundërshtar e çoi në korner.

Monza rrezikoi me anë të Patrick Cutrones në minutën e 73-të, ndërsa goditja e tij shkoi lartë mbi portë.

Milani rrezikoi më pas me anë të Olivier Giroud dhe Charles de Ketelaere, mirëpo që të dy ishin të pasaktë.

Pas javës së 23-të, Milani gjendet në vendin e tretë me 44 pikë, aq saka edhe Interi në të dytin me një ndeshje më pak,ndërsa në xhiron e 24-të do të kenë punë me Atalantan. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Kalo në kategori