LAJMI I FUNDIT:

Milani dhe Interi janë gati për ndërtimin e stadiumit të ri

Milani dhe Interi janë gati për ndërtimin e stadiumit të ri
San Siro (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani dhe Interi raportohet se po punojnë drejt ndërtimit të një San Siro apo Giuseppe Meazza të ri, i cili do të bazohej në stadiumin MetLife dhe do të fillojë të ndërtohet nga viti 2023.

Sipas gazetës La Reppublica, Milani është duke pritur vetëm Interin për të dhënë dritën e gjelbër në projektin e stadiumit, pasi tek klubi i tyre këshilli ka miratuar idenë.


Gazeta shpjegon se San Siro i tanishëm do të rrëzohet dhe do të zëvendësohet nga një stadium i ri prej 60,000 vendesh, i cili do të ndërtohej disa qindra metra më larg.

Sot 91 vite më parë Milani dhe Interi inauguruan ‘San Siron’ (Foto)
Lexo po ashtu Sot 91 vite më parë Milani dhe Interi inauguruan ‘San Siron’ (Foto)

Stadiumi i ri do të kushtonte 600 milionë euro për tu ndërtuar, pak më shumë se kostoja e projektit të rinovimit të Real Madridit për Santiago Bernabeun.

Megjithatë, impianti i ri do të përfshinte të drejtat e emërtimit të stadiumit me vlerë së paku 25 milionë euro në vit.

Stadiumi mitik pritet të rrëzohet (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Drejtuesit ekzekutivë të klubeve, Ivan Gazidis dhe Alessandro Antonello thuhet se kanë udhëtuar tashmë në SHBA për të diskutuar financimin me bankën e investimeve Goldman Sachs.

Dyshja e drejtorëve gjithashtu janë aty për të studiuar stadiume tjera moderne, të cilat përfshijnë heqjen e çative, ndërrimin e fasadave dhe hapësira rrëshqitëse.

Interi dhe Milani arrijnë marrëveshje për stadiumin
Lexo po ashtu Interi dhe Milani arrijnë marrëveshje për stadiumin

Modeli për San Siron e ri, është stadiumi MetLife në New York, i cili shërben si  shtëpi për ekipin nga NFL, New York Giants dhe ekipin e futbollit New York Jets.

La Repubblica shton se projekti përfshin një arenë prej pesë mijë vendesh për koncerte dhe ngjarje, plus një kompleks të ri tregtar në zonën që rrethon stadiumin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori