Sipas gazetarit francez Santi Aouna, Milan dhe Leipzig kanë arritur marrëveshje në parim për transferimin e Christopher Nkunkut.

Marrëveshja parashikon një huazim për një sezon në vlerën e 3 milionë eurove, ndërsa në fund të huazimit Leipzig do të ketë opsionin për ta blerë përfundimisht sulmuesin francez për 27 milionë euro.


Dy klubet kanë rënë dakord për strukturën financiare të marrëveshjes, ndërsa negociatat me Nkunkun vazhdojnë për të finalizuar kushtet personale dhe detajet e kontratës.

Megjithatë, Newcastle United vazhdon të negociojë në prapaskenë me të dyja palët dhe mund ta prishë marrëveshjen me një ofertë direkte për transferimin përfundimtar të lojtarit.

Nkunku preferon rikthimin te Leipzig, ku synon të ringjallë karrierën e tij në Bundesliga pas vetëm një sezoni te Milani./Telegrafi/

telegrafi sport app