Dy ndeshje të mëdha do të zhvillohen këtë mesjavë dhe që të dyja mund t’i përjetoni në platformën më atraktive televizive, IPKO.

Milan – Lazio
Koha: 20:45, e mërkurë
Transmetimi: Supersport 3

Milani e pret Lazion në kuadër të ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Ndeshja e parë përfundoi pa gola dhe u karakterizua me lojë të fortë, ndërsa në ndeshjen e zhvilluar për Serie A kishte shumë tensione mes dy skuadrave.

Sfida pritet të jetë tejet e fortë dhe Strakoshën përballë Milanit e përjetojmë në Supersport 3 me fillim nga ora 20:45.

Kessie e Bakayoko. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Man. Utd – Man. City
Koha: E mërkurë, 21:00
Transmetimi: Supersport Kosova 1, Supersport 2

Është ndeshja vendimtare që përcakton shumëçka këtë sezon në Ligën Premier.

Me një fitore, Manchster City do të bënte hap gjigant drejt titullit, ndërkaq me një fitore të Unitedit do të bënin Djajtë një hap të madh ën luftën për top katërshe. Barazimi nuk i përshtatet asnjërës skuadër, andaj fitorja do të kërkohet nga të dy rivalët lokal.

Aksioni i jashtëzakonshëm në Old Trafford mund të ndiqet në Supersport Kosva 1 dhe Supersport 2.

Ju mund të përjetoni aksionin e të mërkurës duke u abonuar në platformën më atraktive IPKO që tash vjen me oferta të volitshme që sjellin stadiumet e ndeshjet më të forta në shtëpinë tuaj. /Telegrafi/