LAJMI I FUNDIT:

Milan interesohet për De Paulin e Udineses

Milan interesohet për De Paulin e Udineses
Rodrigo De Paul (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Milan thuhet se është i interesuar për shërbimet e Rodrigo De Paulit të Udineses.

Mediat italiane raportojnë sot se agjentët e ekipit do të takohen gjatë ditës së hënë me menaxherin e mesfushorit argjentinas.


Rossonerët janë në mes të një krize të lëndimeve dhe po kërkojnë të forcojnë skuadrën e tyre në afatin kalimtar të janarit pasi kërkojnë kthimin në Ligën e Kampionëve.

Samuel Castillejo dhe Rodrigo De Paul (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Sipas faqes së internetit të Gianluca Di Marzio, një takim është planifikuar për të hënën me agjencinë You First Sports, të cilët përfaqësojnë De Paulin.

Milan gjithashtu besohet të jetë pas Donny van de Beek e Ajaxit dhe Wissam Ben Yedder e Sevillas, por ata kanë më shumë gjasa të arrijnë në qershor te kuqezinjtë italian.

Të gjitha lajmet rreth transferimeve
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth transferimeve

Gjithashtu gjatë javëve të kaluara skuadra italiane thuhej se po interesohet me Zlatan Ibrahimovicin si dhe Cesc Fabregasin.

Ndryshe, Milan aktualisht zë vendin e pestë të renditjes tabelore të ligës elitare italiane gjersa gjatë fundjavës do të takohet me Lazion, që pozicionohet e katërta. /Telegrafi/