LAJMI I FUNDIT:

Mihajlovic i del në mbrojtje Ajetit

Mihajlovic i del në mbrojtje Ajetit

Trajneri i Torinos, Sinisa Mihajlovic, i ka dalë në mbrojtje mbrojtësit shqiptar Arlind Ajeti i cili ka debutuar për herë të parë.

Torino ka fituar ndeshjen vetëm pas vazhdimeve kundër Pisas 4-0.


“Nuk treguam asgjë në fushë, zero parime loje. Stërviten të gjithë në të njëjtën mënyrë dhe për mua është e pafalshme që lojtarë të Torinos, në një turne të rëndësishëm si Kupa e Italisë, të hyjnë në fushë kështu”.

“Disa ishin të justifikuar, si Ajeti, i cili nuk ka luajtur asnjëherë, apo djemtë e rinj, por nga të tjerë prisja shumë më tepër”.

“Një herë mund të gabohet. Unë do të vazhdoj të flas për 22 titullarë, por sigurisht që nuk do të ketë më raste për të gabuar për ndonjë”, deklaroi trajner pas ndeshjes. /Telegrafi/