LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj: Vrasjet e grave nga burrat duhet trajtuar me shumë seriozitet si femicid

Miftaraj: Vrasjet e grave nga burrat duhet trajtuar me shumë seriozitet si femicid
Ehat Miftaraj nga KDI

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka reaguar lidhur me vrasjen e Liridona Ademit, e cila dyshohet se u privua nga jeta me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli.

Miftaraj në reagimin e tij ka thënë se “nuk mjaftojnë lotët e krokodilit sa herë që ndodh një vrasje e një gruaje”.


Sipas tij, fatkeqësisht reagimet në masë kur ndodhin vrasje të grave zgjasin dy deri tre ditë, pastaj kalojnë në harresë deri në rastin e radhës.

“Edhe reagimi është selektiv varësisht se cila është viktima.  Rasti Domazeti në rajonin e Prizrenit një grua e moshuar që u ngritën dyshime se u vra ne fillim viti nga ana e kunatës dhe nipit, kryesisht për shkak të neglizhencës së institucioneve dhe mos zbatimit të protokolleve në rastet e dhunës në familje, nuk pati vëmendjen e duhur të publikut e as të organizatave që merren me të drejtat e grave”, ka shkruar ai në Facebook.

Vrasja e Liridona Murselit, aksioni i Policisë për grabitjen në Suharekë dhe identifikimi i grupit që shpërndante eurot false – lajmet që shënuan javën
Lexo po ashtu Vrasja e Liridona Murselit, aksioni i Policisë për grabitjen në Suharekë dhe identifikimi i grupit që shpërndante eurot false – lajmet që shënuan javën

Miftaraj tutje ka përmendur edhe rastin e Hamide Magashit, e cila u vra në oborrin e QKUK-së.

“Në një kronikë të KTV para dy ose tre ditëve, lidhur me këtë rast, Ministria e Drejtësisë as qe e mori mundin të jap prononcim ose ktheje përgjigje për KTV, edhe pse vet Ministrja e Drejtësisë është Koordinatore Nacionale kundër dhunës në familje”.

“Para disa muajve u vra një shtetase e Argjentinës nga burri i saj në një hotel në Fushë Kosovë, duke u përmbyllur me rastin e fundit ky kryesi i këtij krimi është një qytetar i cili si duket formimin dhe edukimin e ka marr ne një shtet skandinav, si Suedia”.

Ai ka shtuar se krejt këto zakonisht po ndodhin në ditët e aktivizimit kundër dhunës në familje.

“E fatkeqësisht këto aktivitete gjate 16 ditëve viteve te fundit nuk po përkthehen ne siguri dhe pavarësi financiare dhe ekonomike për gratë qe janë subjekt i dhunës ne familjes, kërkese për llogaridhënie dhe përgjegjësi për fenomenin, por me shume si kampanja për rehabilitimin e dështimeve te institucioneve publike”.

“Edhe pse kemi pas dyshimet nëse ne Kosove ka Femicid, rastet dhe fenomenet e vrasjes se grave nga burrat ne tre vitet e fundit, po dëshmojnë se këto vrasje duhet trajtuar me shume seriozitet si FEMICID. Kërkesa për transparencë dhe llogaridhënie ne këto raste nuk duhet te këtë kompromis”, ka përfunduar Miftaraj. /Telegrafi/