LAJMI I FUNDIT:

Microsoft zëvendëson Messenger me Skype

Microsoft zëvendëson Messenger me Skype

Microsoft ka njoftuar se do ta shuajë shërbimin e saj Messenger më 15 mars 2013. Përdoruesit e këtij shërbimi do të duhet të kalojnë në Skype, shërbimin e famshëm të cilin kompania e ka përvetësuar në maj të vitit të kaluar për një shumë prej 8.5 miliardë dollarëve.

Messenger i Microsoft deri më sot ka arritur të ketë më shumë se 100 milionë përdorues në mbarë botën, dhe tani, kompania u ka dërguar email përdoruesve për t’i njoftuar për kalimin në Skype.

Përveç Kinës, vend në të cilin Microsoft ka thënë se do ta mbajë shërbimin, Messenger do të pushojë funksionimin në të gjitha vendet tjera të botës.

Me kalimin nga Messenger në Skype, përdoruesit do të mund të shkrijnë llogaritë e tyre ekzistuese të Messenger dhe t’i importojnë kontaktet e tyre në Skype. / Telegrafi /