LAJMI I FUNDIT:

Microsoft Office në ARM?

Microsoft Office në ARM?

Pas informata për versionin e Windows për platformën ARM, tregime të ngjashme po sillen edhe për paketën e kompanisë për aplikacione të zyrës.

Thashethemet e mëhershme për paraqitjen e shpejtë të Windowsit të ri për ARM do të mund të nënkuptonte mbështetjen më të madhe të kompanisë për këtë platformë. Kompjuterët e ndryshëm tablet dhe telefonat e mençur të vënë në funksion nga procesorët me arkitekturë ARM kohëve të fundit jashtëzakonisht të popullarizuar, e Microsoft me versionin e veçantë të Windows do të mund të bëj për vete një pjesë të rëndësishme të tregut.

Sipas të dhënave të fundit, Microsoft së bashkë me Windows përgatitë edhe versionin e paketës softuerike Office për ARM, që do të mund të tërhiqte një numër të madh të përdoruesve. Së bashku me Apple, në tregun e kompjuterëve tablet aktualisht dominon vetëm edhe Google, softueri Android 3.0 (Honeycomb) i tij, i cili është i dizajnuar veçanërisht për tablet, do të duhej të sheh dritën shumë shpejt.


Në anën tjetër, informatat e tanishme flasin se Microsoft Windows e Office për ARM në distribucion do të del gjatë vitit 2012. /Telegrafi/