LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Nuk mundet një Ligj të jetë për dikë njerkë, e për dikë nënë

Mickoski: Nuk mundet një Ligj të jetë për dikë njerkë, e për dikë nënë

“Ka qëllime serioz nëse Qeveria ose propozuesi natyrisht ka qëllim serioz për pranuar vërejtjet e opozitës. Do t’ju kujtojmë në të kaluarën kemi pasur shpesh kundërshtime ndaj propozimeve të qeverisë, ato në fillim ishin refuzuar dhe ishin linja e kuqe në negociata, por më pas u pranuan si fakt që ne kishim të drejtë”, tha sot lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në lidhje me negociatat për Ligjin e Prokurorisë Publike.

“Nëse ekziston një dëshirë e vërtetë nga ana e Qeverisë për të pranuar vërejtjet e opozitës të cilat vërtetohen faktikisht, atëherë pse të mos miratohet ai Ligj. Por nëse kjo dëshirë nuk ekziston, atëherë kjo është ajo”, thekson ai.


Sipas Mickoskit, qëllimi i tyre është i njëjtë me qëllimin e shumicës dërrmuese të qytetarëve në këtë vend, dhe kjo nuk është që të miratojnë ligj të mirë në letër, por ta zbatojnë atë ligj në praktikë.

“Një ligj nuk mund të jetë njerka për disa, nënë për të tjerët” tha Mickoski./Telegrafi/