LAJMI I FUNDIT:

Michael Phelps dhe gruaja e tij Nicole Johnson po bëhen prindër për herë të katërt

Michael Phelps dhe gruaja e tij Nicole Johnson po bëhen prindër për herë të katërt

Michael Phelps dhe gruaja e tij, Nicole Johnson, janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt së bashku.

Johnson njoftoi lajmin emocionues në Instagram të hënën, një ditë pasi dyshja festuan përvjetorin e shtatë të martesës.


Postimi përmbante një foto nga çdo vit të martesës së çiftit, duke përfshirë një foto të të dyve në ndeshjen e Baltimore Ravens këtë të diel.

Foto: Nicole Phelps/Instagram

Në film, dyshja ishin të gjithë të buzëqeshur teksa prisnin anash, me Nicole duke e shfaqur plotësisht barkun e saj në rritje me një fustan të zi të ngushtë dhe një fanellë.

“Gëzuar përvjetorin për mikun tim, bashkëshortin dhe partnerin tim të jetës,nuk mund të kisha kërkuar askënd më të mirë!”, ka shkruar Johnson, 38 vjeçe.

Foto: Nicole Phelps/Instagram

“Për ata që po pyesin… po! ne presim Phelpsin tonë të 4-të në vitin 2024”, shtoi ajo.

Ndërsa kjo është hera e parë që dyshja konfirmojnë shtatzëninë e tyre, fansat fillimisht dyshuan se Johnson se ishte shtatzënë muajin e kaluar.

Foto: Nicole Phelps/Instagram

Çifti të cilët kanë djemtë Boomer, Beckett dhe Maverick, u takuan në vitin 2007 dhe ishin në lidhje për vite me radhë përpara se të lidhnin martesën më në fund në 2016.

Dyshja shpesh ndajnë pamje nga jeta e tyre në mediat sociale, duke postuar gjithçka nga udhëtimet familjare deri te arritjet akademike të djemve të tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori